Deputeti i Kavajës Etjen Xhafaj ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e fesë së pashkëve.
Xhafaj, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali, kreu i PS Elton Elezi kanë vizituar Kishën në Kavajë për të përcjellë mesazhet e urimit.
Mesazhi në Facebook:
Gëzuar Pashkët, për të gjithë besimtarët Ortodoksë!
Kjo ditë vjen si kujtesë e sakfrificës për të mirën e madhe të përbashkët e për të na mësuar edhe një herë, se vetëm mirësia, besimi dhe mbështetja tek njëri- tjetri si një familje, do të na nxjerrin fitimtarë e do të na çojnë përpara. 🙏