Deputetët që në Parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë më për shkak se u ndëshkuan nga populli dhe nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, duke mos i futur në listë, si anëtarë të Byrosë së Kuvendit kanë miratuar një rregullore të re që pengon transparencën.
Vendimi i miratuar në fshehtësi nuk lejon gazetarët të ndjekin aktivitetet e kryesisë së Kuvendit nga afër, por në një zyrë me kompjuterë që transmetohen në kohë reale aktiv- itetet, por që regjia bëhet nga Kuvendi. Më 5 maj ish-ambasadori i OSBE/ODHIR në ven- din tonë, në një intervistë televizive, i ka konsideruar shqetësim të ashtuquajturat “kaseta të gatshme” nga partitë politike, por mesa duket, shqetësimi i tij nuk është shqetësim për deputetët e përkohshëm Alket Hyseni, Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Gramoz Ruçi (i vetmi që do jetë deputet edhe në Parlamentin e ardhshëm), Myslim Murrizi, Vasilika Hysi, Vilma Bello, Alban Zeneli, Ervin Bushati dhe Nimet Musaj.
“Gjithashtu, praktika e partive politike dhe e institucioneve për ta ushqyer median me të ashtuquajturat kaseta të parapërgatitura është kritikuar për shumë vjet nga ne dhe nga miqtë tanë të ODIHR-it, pas zgjedhjeve. Nga njëra anë, përdorimi i këtyre kronikave që vijnë nga partitë politike nuk është profesional”, është shprehur Borchard më 5 maj 2020.
REAGIMET
Vendimi i Byrosë së Kuvendit ka shkaktuar jo vetëm në radhët e gazetarëve, por edhe të organizatave të ndryshme. Unioni i Gazetarëve ankimoi vendimin dje në kryesinë e Kuvendit. “Sot (dje) në orën 12:00 në selinë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë dorëzohet letërankesa e UGSH-së për vendimin e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë për ndryshime në rregulloren për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e masmediave pranë Kuvendit të Shqipërisë. Përmes letrës drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Gramoz Ruçi, Unioni i Gazetarëve kërkon ndryshimin e disa pikave të neneve të rregullores, të cilat tashmë i janë vënë detyrë për zbatim Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit”, njoftoi Unioni i Gazetarëve.
Ndërsa Instituti i Studimeve Politike (ISP) është shprehur me shqetësim se vendimi i Kuvendit nuk është konsultuar me grupet e interesit. “Kuvendi ka informuar prej kohësh idenë e një sistemi të ri informimi në institucion, por me premtimin konstant se çdo vendimmarrje do të ishte transparente, e konsultuar me median dhe grupet e interesit dhe në funksion të parimit të garantimit të së drejtës së informimit dhe transparencës në raport me publikun. Rregullorja e miratuar rezulton se nuk është konsultuar me grupet e interesit, komuniteti i medias që mbulon Kuvendin rezulton se ka qëndrime kritike, si dhe ISP dhe organizata të tjera të shoqërisë civile nuk janë ftuar për të dhënë opinione konsultative, siç është ve- pruar e vijon të veprohet me disa akte të tjera rregullatore apo raportime vjetore më të parëndësishme të Kuvendit. Vendimi rezulton të jetë i marrë nga Byroja e Kuvendit, shumica absolute e anëtarëve të së cilës nuk do të jenë më deputetë në legjislaturën e re parlamentare. Një vendim i tillë me impakt në standardet e informimit në legjislaturën e re do të duhej të ishte sa më konsensual dhe më gjithëpërfshirës, si dhe do të duhej të merrte në konsideratë standardet më të mira të vendeve të BE-së”, reagoi ISP.
NENI I RREGULLORES
l. Mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve të Kuvendit, si rregull, bëhen të hapura. Në këto raste, Kuvendi u jep sinjalin e transmetimit medieve të
akredituara, sipas përcaktimeve të bëra në Vendimin e Byrosë së Kuvendit nr. 68, datë 25.02.2021 “Protokolli i Sistemit Audio-Video”
2.Komisionet e përhershme dhe nënkomisionet, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, mund të vendosin që mbledhjet ose pjesë të tyre të bëhen të mbyllura. Kur
vendoset zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura, drejtuesi i mbledhjes njofton stafin përgjegjës të Kuvendit për shkëputjen e sinjalit të transmetimit për mediet e akredituara.
BYROJA E KUVENDIT
GRAMOZ RUÇI
Më 25 prill mori 10292 vota deputet në Parlamentin e ardhshëm
ALKET HYSENI
U vendos poshtë listës fituese nga Kryeministri Rama në Vlorë dhe u tërhoq nga gara
ANASTAS ANGJELI
Nuk u fut në listë nga Kryeministri Rama
BESNIK BARAJ
Nuk u kandidua nga Kryeministri Rama
MYSLIM MURRIZI
U shkëput nga PD, krijoi parti, por nuk u zgjodh nga qytetarët
VASILIKA HYSI
Nuk u fut në listë nga Kryeministri Rama, ish-drejtore e
Komitetit Shqiptar të Helsinkit
VILMA BELLO
Anëtare e Komisionit të Medias, nuk u fut në listë nga Kryeministri Rama
ALBAN ZENELI
Nuk kandidoi në zgjedhjet e 15 prillit
ERVIN BUSHATI
U rendit i 3-ti në listën e PS-së në Tiranë, por mori pak vota dhe u
zëvendësua nga kandidati që theu herësin
NIMET MUSAJ
Mori vetëm 2058 vota në qarkun e Fierit në listën e PS-së
Marrë nga Gazeta Panorama