Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka folur me tone të ashpra në sallën e Kuvendit sot duke iu drejtuar qeverisë lidhur me standartin e dyfishtë të veprimit të ligjit për ndërtimet pa leje, kur tha se arrestohet një 80-vjeçare, por oligarkët nuk preken me dorë.
Ai tha se mbrëmjen e djeshme prokuroria e Tiranës ka lëshuar tre urdhra arresti për tre biznesmenë për ndërtime pa leje në Tiranë, por më pas i kanë tërhequr pasi u është bërë presion.
“Mbrëmë kanë dalë tre urdhra arresti për tre oligarkë për ndërtim pa leje, dhe janë tërhequr se u është bërë presion, ta përgënjeshtrojnë po deshën”, tha ai ndër të tjera.
Sakaq, për marrëveshjen për shkëmbim informacioni me Emiratet e Bashkuara, ai tha se” po bëhet pasi krimi i organizuar, vijnë, financojnë dhe investojnë këtu në Tiranë.
“Mua më vjen keq për veten time, për burra e zonja të nderuar, por jo për këta këtu mbrapa.
Ata që bëjnë kate shtesë pa leje, pse nuk u prek njeri por merret nj ë80-vjeçare… E bëni për të shpëtuar miqtë tuaj, nga skandalet që i denoncoi PD këtu nxorët një VKM. Para se të përfundojnë në burg, i instruktoni dhe u thoni jepni dorëheqjen.
Para dy ditësh u kap naftë kontrabandë, kur denoncuam ne asnjë nuk dha përgjigje.
A e dini që autoriteti portal i Durrësit i cili kthen përgjigje personave të interesuar për naftën në Durrës, i thotë se nuk është në kompetencën e tyre se anijet shkarkohen në portin privat.
Po u them miqësisht juristëve të nderuar që ka kjo qeveri, thërritini mendjes dhe mos e lejoni më që kjo qeveri të shkelë në dërrasë të kalbët.
Mbrëmë kanë dalë tre urdhra arresti për tre oligarkë për ndërtim pa leje, dhe janë tërhequr se u është bërë presion, ta përgënjeshtrojnë po deshën”, tha Sula.