Denoncimi Klevis Balliu: Motra e drejtores së bashkisë merr miliona lekë tendera. Të premten në protestë!

Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një deklaratë për media, ka denoncuar një rast të abuzimit me tendera në Bashkinë e Tiranës.

Ai ka deklaruar se motra e drejtores së bashkisë ka marrë miliona lekë tendera.

DEKLARATA:
Përshëndetje
Në Bashkinë e Erion Veliajt vjedhja dhe abuzimi i fondeve të qytetarëve të Tiranës është kthyer në rutin.
Lal djegësi ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Fakti që kjo është një përsëritje e vazhdueshme tregon qe është sistemi i ngritur. Patjetër si në çdo institucion nuk mund të ndodhë as një procedurë pa titullarin.
Ajo çka është më tronditëse është amnistia që i është berë Erion Veliajt nga organet e drejtësisë, është e turpshme gjunjëzimi i drejtësisë përball Veliajt.
Drejtësia në dorë të partisë që mban nën arrest liderin e opozitës, pa as një fakt dhe pa as një akuzë nuk mban nën arrest Veliajn i cili ka një mal me prova dhe fakte si dhe akuza konkrete.
E në fakt si rrjedhojë Veliaj vazhdon me sistemin e ti prej kryehajduti.
ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.
Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht:
1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt:
Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.
‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)
Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh
2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt
Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)
Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:
Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’
Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.
Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë
Te bashkohemi të premten në orën 11:00 kundër korrupsionit dhe hajdutëve të parave të qytetarëve.
Të premten në ora 11:00 në protestë tek bashkia Tirane për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e bosit të organizatës kriminale ‘5D’.