Kryetari i Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja i dorëzoi titullin “Mirënjohja e Qytetit” Tahir Okshtunit për aktet në demostratën e parë anti komuniste në Kavajë.
Postimi i Fisnik Qosja
Të gjithë ata që do të duan të nderojnë apo adhurojnë historinë e demokracisë shqiptare duhet të fillojnë nga 26 Marsi i vitit 1990 në Kavajë dhe atyre qindra e mijërave qytetarëve kavajas që i dhanë frymë ëndrrës së shqiptarëve për liri!🇦🇱
Ishin njerëz të guximshëm si Tahir Okshtuni që vranë të parët frikën dhe i dolën regjimit përballë, duke e projektuar Kavajën si qytetin e vlerave të larta dhe lirisë! I lumtur t’i dorëzoja atij “Mirënjohjen e Qytetit”!🤝