Del emri i viktimës në Kavajë. E plagosura, ish-gruaja e ish-kryebashkiakut

Zbulohen emrat e viktimës dhe të plagosurës në aksidentin tragjik në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit.

Burime konfirmojnë se makina që përplasi për vdekje drejtuesin e ciklomotorit, drejtohej nga Iris Guma, ish-partnerja e Elvis Roshit, kryebashkiakut të Kavajës.

Të njejta burime bëjnë me dije, se viktima është Fatmir Duda, 47 vjeç, i cili për fat të keq, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Iris Guma nga ana tjetër ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.