Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte e pranishme këtë të diel, në ceremoninë përshëndetëse të stërvitjes së NATO-s e titulluar “Defender Europe 21”.
Gjatë fjalë së saj, Ambasadorja Yuri Kim, u shpreh krenare që SHBA-të kanë një partner strategjik si Shqipëria dhe vlerësoi se partneriteti mes dy shteteve, do të jetë i përhershëm.
“Përshëndetje kryeministër Rama, burra dhe gra, miq e kolegë. Është një moment historik për aleancën e NATO-s. Defender 21 ka qenë me sukses, javët e fundit ushtarët nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe, SHBA janë stërvitur së bashku për të forcuar strategjinë tonë, në mënyrë që aleatët e NATO-s dhe partnerët të kryejnë çdo sukses përtej detit dhe në ajër. Gatishmëria jonë garanton ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Kam pasur mundësi të vizitoj trajnimet në Shqipëri, në çdo vendndodhje është që shoh shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri-tjetrin. Kjo stërvitje do të forcojnë lidhjet tona për të ardhmen.
Ushtarët tanë ndihen njësoj për këtë provojë që kemi në Shqipëri. Ata janë mahnitur nga bukuritë e shqipërisë, vlerësojnë popullin shqiptar dhe janë krenar që SHBA-të i quajnë Shqipërinë si miq dhe aleatë. Si aleatë kemi qenë bashkë në operacione të shumta. Amerika ka një mike të guximshme, ku nuk ka më të fortë dhe të vërtetë se Shqipëria. Kjo stërvitje i hap rrugë një partneriteti strategjik.
Unë besoj që suksesi i “Defender 21” është përfitim për popullin e Shqipërisë. Vlerësojmë që pavarësisht nga dallimet, të gjithë ju e pranoni që gjendeni në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ne jemi të bashkuar, se kjo marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Shqipërisë është e rëndësishme. Defender 21 vjen në 30 vjetorin e përfundimit të diktaturës, instalimit të demokracisë.
Ne qëndrojmë me ju sot, në mbështetje të fortë dhe solidaritet të fortë, për Shqipëri demokratike të pavarur dhe të fortë. Jam krenare që jam këtu me ju sot, jam krenare që jemi këtu si aleate me ju, sot, nesër, krahë për krahë përgjithmonë”, u shpreh ambasadorja Kim.