Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari i është përgjigjur sot nënkryetarit të parlamentit shqiptar Agron Gjerkmarkaj, në lidhje me debatin për mbajtjen në shkolla të shamisë për vajzat e besimit mysliman.
Myftiu ka hedhur poshtë pretendimet se shamia islame i shërben qarqeve serbe, si dhe i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve dhe akademikëve të tjerë ateistë që të heshtin, pasi ai dhe të tjerë nuk janë thirrur për të futur hundët aty ku nuk duhet.
“Projektligji për lejimin e shamisë në ambientet institucionale,shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë”, ka deklaruar më parë Gjekmarkaj.
Mbajtja e shamive në shkolla, ka nxitur një debat të nxehtë edhe në Kosovë, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të shqyrtohet lejimi i tyre.