Pas debateve në seancë plenare, deputetët mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, janë larguar nga salla e seancës plenare.
Ndonëse kishte njoftuar se do të jetë në seancë, vetë ish kryeministri Berisha nuk mori pjesë në këtë seancë plenare, që shënon të parën për 2022.
Në një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi që përfaqëson PD-në në çdo institucion.
“PD është e gatshme në çdo moment për zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Çdo institucion po informohet që PD-në me mandate të kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit. Shoqatën e bravave dhe të shulit nuk e njohim. Ne po flasim për një demokraci, jo për diktaturë. Pengu mund të japë vulën me qera, dhe pengmarrësi mund të vulosë në emër të tij. Demokratët njohin vetëm institucionet e votuara me votë të lirë”- tha ai.