Një debat i ashpër është zhvilluar sot mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe Arben Ristanit, i cili është pozicionuar si një prej përkrahësve të Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.
Duke replikuar në emisionin “Open” Salianji i ka kujtuar Ristanit se ka qenë i dënuar për korrupsion në vitin 1994 dhe se për këtë Sali Berisha e kishte futur në burg.
Ndër të tjera deputeti i PD i tha Ristanit se se shkon në zyrën e Ramës me makinat e personave me precedentë penalë.
Ndërkaq, Ristani i konsideroi akuzat si mashtrime dhe shpifje, të cilat sipas tij orkestrohen nga Basha nëpër studio televizive.
DEBATI
Arben Ristani: Je kriminel, ky njeri këtu është kriminel, i dënuar me vendim gjykate. Të marrin edhe të ulin në tavolinë.
Eni Vasili: Po të ishte kriminel do ta kishte kapur dekriminalizimi.
Arben Ristani: Çfarë e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate?
Eni Vasili: Po unë e njoh si deputet të Kuvendit të Shqipëri, pse s’e kap ligji për dekriminalizimin
Ervin Salianji: Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe derisa Gjykata e Apelit të shprehet jam i pafajshëm. Ka një dënim zotëria për korrupsion, ka marrë lekë kur ka qenë gjyqtar, dhe e ka futur në burg Sali Berisha. Prandaj nuk është sot në PD. Ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj dhe Rama në Bllok.
Arben Ristani: Je mashtrues!
Ervin Salianji: Një gazetar ke futur në burg, Aleksandër Frangajn, dhe të ka futur në burg Sali Berisha.
Arben Ristani: Je i dënuar me vendim gjykate.
Arben Ristani: Jo, aspak
Ervin Salianji: Nëse ka një të vërtetë nga ato që thotë ky unë e lë mandatin. Sali Berisha e ka futur në burg jo kundërshtari.
Arben Ristani: Çfarë bën ti nëse një nga këto nuk është e vërtetë?
Ervin Salianji: Do vij këtu dhe do kërkoj ndjesë.
****
Arben Ristani: Unë nuk kam asnjë lloj pronësie në Bllok dhe asnjë leje ndërtimi të marrë nga bashkia. Edhe historia e 94-ës, unë i kam liruar gazetarët jo dënuar dhe nuk ka asnjë akuzë për korrupsion.
Ervin Salianji: Ta nxjerr edhe atë nesër.
Arben Ristani: Këto janë shpifje. Prandaj e ka ndërtuar atë lloj partie me këta që mund të thonë cfarë do lloj të pavërtete.
Ervin Salianji: Me makinën e kujt shkon edhe në zyrën e Edi Ramës? Ta them edhe shkronjën e parë të emrit, ti je nga ata njerëz që hyn me makinën e personave të skeduar për rekorde kriminale në zyrën e Edi Ramës. Ku ka bërë fushatën më 25 prill?