Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nëpërmjet një postimi në Facebook ka denoncuar vjedhjen që i bëhet shqiptarëve dhe në veçanti fermerëve me çmimin e naftës.
Me Shqipërinë që është bërë vendi i 10-të në botë me çmimin e naftës më të shtrenjtë, Sula thekson se babëzia e qeverisë dhe rimbursimi i oligarkëve janë ato që po shkaktojnë krizën aktuale.
POSTIMI I PLOTË
🔴Pse fermerët dhe shqiptarët e blejnë më shtrenjtë naftën!
Teksa qeveria vazhdon të fryjë xhepat duke vjelë më shumë taksa nga rritja e çmimeve, fermerët po perballen me falimentimin, nërsa qytetarët me luftën për mbijetesë. Sipas INSTAT vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria shqiptare mori 342 milionë euro më shumë sesa ishte parashikuar nga taksat.
Këto para nuk u rishpërndanë për qytetarët që të zbusin sadopak krizën por shkuan si gjithmonë tek oligarkët, klientë e qeverisë. Kujtojmë që pak javë më parë u mblodh qeveria për të vendosur rimbursimin e oligarkëve.
Ndërkohë nga ana tjetër fermerët dhe qytetarët shqiptar po njohin rekord pas rekordi të çmimit të naftës. Dje Bordi i Rritjes së çmimeve pa transparencë e çoi çmimin e naftës 265 lek për litër, duke na bërë vendin e 10 në botë me naftën më shtrenjtë. Vlen të theksohet se jemi ndër të fundit në rajon për pagën mesatare.
Por përse e blejnë shqiptarët kaq shtrenjt naftën?! Përgjigja është: për shkak të babzisë së qeverisë. Më posht janë taksat që merren nga shteti ynë për një litër karburant:
🔴40 lek për litër akcizë
🔴3 lek për litër Takse Karboni
🔴27 lek për litër Takse Qarkullim
🔴0.61 lek për litër Takse Markimi
🔴40.275 lek për litër Tvsh 20%
🔴Plus marzhi fitimit të BORD Transparence
3 lek për litër
🔴Plus kosto për Transporti 2 leke/liter
110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.
Kjo është e vërteta të dashur bashkëkombasit e mi. Kriza e çmimeve është e vërtet qe nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por është po aq e vërtetë se qeveria Shqiptare është e fundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket masave që ka marrë për të përballuar këtë krizë. Këtë e tha Banka Botërore, as unë e as opozita.