Shefi i Kabinetit të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ka vizituar dje kompleksin “FAFA Premium” në Golem të Kavajës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i kompleksit gjigand z.Fatos Cerenishti.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Cerenishti shkruan se Kalin dhe Ambasadori Turk në Shqipëri Murat Ahmet Yuruk ishin Miqtë e veçantë që vizituan kompleksin.
“Fafa Premium pati nje mysafir te vecant, dashamires te Shqiptarve e te turizmit Shqiptare, Ibrahim Kallin, Shef i Kabinetit prej 12 vjetesh i Presidentit Erdohan si dhe Murat Ahmet Yuruk, Ambasador i Shtetit Turk ne Shqiperi”, shkruan Cerenishti.
FAFA Premium është një nga resortet më të mëdha dhe frekuentuar në vijën bregdetare të Kavajës dhe është kthyer në destinacionin e pushimeve verore për shumë turistë vendas e të huaj, mes tyre edhe shtetas turq.