Dash Shehi përplaset me analistin: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë

Deputeti Dashamir Shehi dhe avokati Adriatik Lapaj janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në ‘Open’ me analistin Juljan Zyla, teksa po diskutohej për çmimin e energjisë elektrike.

Debati:

Lapaj: O Julian si ka mundësi që na krahasoni me perëndimin vetëm kur bëhet fjalë për detyrime, por nuk na krahasoni për të drejtat!

Juljan Zyla: Je shumë i mirë për të shumëzuar gjërat. Dy herë dy e bën katër. Qeveria shqiptare ta ka bërë të qartë si po e menaxhon rritjen e çmimit të energjisë. Të afërmit tanë në Itali u ka fluturuar fatura energjisë.

Lapaj: Unë besoj se i ke bërë një mbrojtje të shkëlqyer qeverisë.

Juljan Zyla: Unë s’mbroj qeverinë, mos më bëj komplimente kot. Do kishte zemërim të njerëzve nëse do ishte kapriço e qeverisë. Luftën në Ukarainë nuk po e shpik Rama. Kjo qeveri po përpiqet ta menaxhojë këtë krizë. Ndërsa ka pa qeveri të tjera që s’kanë menaxhuar asnjë përmbytje në Shkodër.

Shehi: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë

Zyla: Keni bërë ju karrierë

Shehi: A ndjen një lloj sakëlldie për atë që thua vetë! Për këtë dritë që të jep kjo qeveri! Më dhe ndjesi shumë të keqe.Ty ishalla të bëjnë mas Ramës. Nuk flet njeriu kështu në 2022.

Zyla: Ju politikanët e vjetër keni teknikë shumë të dëshpëruar.

Shehi: Mua me vjen zot të diskutoj me ty, por më ka thirr kjo!

Zyla: Për çfarë ke studiuar ti, unë kam studiuar shkenca politike

Shehi: Po për raketa të kesh studiuar. Unë s’kam fare shkollë jam autodidakt.