Igli Madani, është 22-vjeçari, i arrestuar nga policia, si shkaktar i aksidentit me katër viktima mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ai ishte duke udhëtuar me dy miqtë e tij, kur përplasi nga mbrapa, automjetin tip “Toyota” ku udhëtonte familja Gushi, e cila u shua e tëra.
Bëhet me dije se makina luksoze ishte në emër të babait të Iglit, biznesmenit të njohur në Shqipëri, Bashkim Madani.
Në momentin që ka ndodhur përplasja, makina “Audi” lëvizte me shpejtësi skëterrë. Tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga pamjet e publikuara pak më parë, shihet se drejtuesi i mjetit ka shkuar edhe pranë makinës së aksidentuar.