Çuan 1 Litër 400 Lekë/ Njihuni me 15 oligarkët e vajit, njërit i ka falur Rama bazë ajrore

 

Kostoja me të cilën vaji është importuar ka qenë e njëjtë, por me justifikimin e luftës në Ukrainë, oligarkët e vajit në Shqipëri rritën në shifra të frikshme çmimet e vajit të lulediellit për qytetarët duke e çuar në 409 Lekë.

Ndaj këtyre kompanive të prodhimit dhe shitjes me shumicë të këtij produkti në tregun shqiptar, ka nisur një hetim nga Denar Biba i Autoritetit të Konkurrencës, i cili nëse konstaton se oligarkët kanë fiksuar çmimin në një marrveshje që dëmton konkurrencës duhet t’i gjobisë me 10% të xhiroa vjetore.

Përderisa Biba i qeverisë refuzoi të gjobiste oligarkët e miellit, mendoni se do e bëjë me këta të vajit?! Llogaritë bëjini vetë se si funksionon shteti në Shqipëri dhe kush e bën ligjin.

Sipas AK, çmimi i vajit është rritur me 7.5% por në supermarkete është dyfishuar duke kapur caqet si asnjëherë më parë.

“Floriol”, i denoncuar në media kishte kapur vlerën 345L/Litër nga 145 Lekë që ishte shitur më parë, ndërsa “Olim” i denoncuar nga JOQ Albania, në 409L/Litër.

Çmimet që kanë rënduar xhepat e shqiptarëve dhe kanë fundosur qytetarët e varfër e pensionistët janë vënë nga 12 oligarkë të kompanive të vajit që janë vënë nën hetim.

KOMPANITË E OLIGARKËVE TË VAJIT

VALBONA SELIMLLARI

PDF është kompania me 60% zotëruese të aksioneve Valbona Selimllarin, 20% Andri Kodra i cili është administrator dhe 20% Bardhyl Sado. Kjo kompani cilësohet si më e madhja dhe kryesorja pasi mbulon me vaj 24 % të tregut të vajit, megjithëse e themeluar në vitin 2018. Selimllari ka blerë vlerën më të madhe të aksioneve më 23 shkurt 2022 në vlerën qesharake prej 600 mijë lekësh të vjetra. Kjo kompani tregton vajin Olim.

ILIR LINZA

DEVI -20 GRUP mbulon 18% të tregut të vajit dhe është kompania e dytë më e madhe nën jetim nga AK. E themeliar në vitin 2013, kjo kompani tregton vajin Floriol. Pronar me 50% të aksioneve është Ilir Linza, 25% Ardian Ferra dhe 25 % Vjollca Ferra.

GLOBCOM po ashtu mbulon 18% të vajit në teeg dhe është kompania e tretë nën hetim. Pronarët: Tedi Beqaj 63 % të aksioneve, Andi Kodra 37 % të aksioneve.

BOMIRA e themeluar në vitin 1999 me 100% të aksioneve Ylli Aliajn mbulon 11% të vajit në treg. Aliaj është po ashtu përfitues i truallit 42.000 metra katrorë të shtabit të vjetër të Bazës Ajrore të Kuçovës nga qeveria në kuadër të “Shqipëria 1 Euro”.

ISUF FERRA

Ferra & Co mbulon rreth 9 % të tregut të vajit. E themeluar në vitin 1995, pronari i vetëm i saj është Isuf Ferra.

Kriket-1 mbulon 6% të vajit në treg. Ka pronar me 100% të aksioneve Ilirjan Qytetin.

Eqerem-934 po ashtu mbulon 6% tregut të vajit. Kastriot dhe Bujar Mehmeti janë pronarë të kompanisë së themeluar në vitin 2009.

ELENI BABAMETO

Teuta Durrës me pronar Arben dhe Eleni Babameto mbulon 2% të tregut dhe është themeluar në vitin 1994.