Ç’rëndësi ka e kujt është kjo ese, e Edi Ramës apo e Yuri Kim?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Edi Rama, ka disa vite që është një ese, një studim, një vepër kriminale që po përdoret si sprovë e mbijetesës në zgrip të gropës së madhe ku ka rënë shefi i FBI-së për New Yorkun, Çharles McGonigal.

Ajo zgafellë është aq e thellë, sa rruga e Elbasanit me gjithë gjithologët e mafies e bizneset plot bizhu, përpihet edhe si përfitim i epokës që presim, edhe si ndëshkim i epopesë së lavdishme të kriminelëve.

Demokratët e Joe Biden e tërheqin këtë sheikun tonë të mos rrëshqasë, se merr me vete tituj të shumtë publicistikë të diplomacisë dhe politikës amerikane.

Sipas opinioneve antike të vetë gazetarucëve të inceneratorëve, që ndiznin drita për çdo kriminel, për çdo ambasador perëndimor që nuk shikon as bizneset ruso- kineze, as kinezëritë e Edi Ramës me gjithë ministrat, apo Engjëll Agaçit me tërë antiamerikanët e karteleve të drogës dhe vrasjeve me pagesë, Mafia dhe SPAK-u kanë rënë në ujdi për të vdekur në fushën e betejës antiamerikane.

Po, kjo do të ishte koha më e mirë për të vdekur.

Me një shtyrje në përrua nga Donald Trump, që po vjen me premtimin se “do ta gjejmë atë birin e ku*rvës që ka korruptuar amerikanët”, Edi Rama ka “botuar” ca “skica” me vizatime përmes patronazhistëve që ende janë të dy punësuar, edhe në Ambasadë edhe në shtet, se vetë ambasadorja Yuri Kim është një ese e vetë Bablokut të Mafies.

Esenca e idesë për mësimin tonë të sotëm, është se mafia, këtë verë të thatë me informacione, pas ardhjes disi me “nxitim” të së ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn, ka mjaft interesa të bëjë turbullirë artistike në “ujin” që ende ecën kundër ligjit dhe arrestimit të kokave të krimit, 4 Klaneve Mafioze që drejtojnë publikisht 20 familjet kriminale.

Për këtë të vërtetë, nuk na thoni se nuk është kështu besoj.

Pa i vënë duart në fyt përçmimit, në pikën e shërbesave të kundërta tonat me ato të Mafies, ne deklarojmë publikisht se pranojmë diversitet idesh edhe në pikën ku Babloku nuk duron ta ngucim, vërtetë ambasadorja Yuri Kim është ese e Edi Ramës, apoi ky manipulator i niveleve të larta po përformon mbi mendimin filozofik antik greko-romak.

Georgia Meloni, normalisht që e njeh mirë filozofin Seneka, dhe Edi Rama si kopjac i keq i gjithë sprovave të mbajtjes me dhunë të pushtetit, sot e gjithë ditën rreket të shpërndajë përmes patronazhistëve kumtin se “e keqja nuk vjen nga sendet apo gjërat, por nga përceptimi i gabuar për to”.

Që çdo llogaritje e përballjes së kriminelëve me ligjin, deri sot ka dalë gabim, nuk na bën as më të besueshëm, as më të pa besueshëm.

E vërteta jonë është kjo që shihet me sy të lirë, e vërteta e Mafies është ajo e ese-ve.

Po të bëjmë pakt edhe ma zotërinjtë mafiozë sot, se këta kur ua thotë truri bëhen edhe trima e vrasin me shokë, me diplomatë, me komandantë e me gjeneralë.

Ilir Meta për shembull është betuar se po guxoi Altin Dumani ta arrestojë, nga burgu do ta zhdukte.

E keni dëgjuar besoj.

Pra, le të biem në paqe.

Ç’rëndësi ka, e kujt është kjo ese, e Edi Ramës apo e Yuri Kim?!

Ditët në vazhdim do të kemi novela të reja.