Cikalleshi shpërthen me një “dopjetë” dhe Rey Manaj vulosin fitore dhe vendin e parë në grup

Shqipëria shkëlqen në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, në sfidën përballë Bjellorusisë duke dhuruar spektakël dhe sukses. 

Sokol Cikalleshi dopietë dhe Rey Manaj, dyshja e sulmit e përzgjedhur nga Edy Reja, janë në formën e tyre më të mirë, me sulmuesin kavajas që brenda 27-të minutave arriti të realizoj një “dopjetë” për ti dhënë fitoren Shqipërisë. 

Fitorja e Shqipëri vs Bjellorusi 3-2, e ka renditur kombëtaren në vendin e parë në grup me 11 pikë.