Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të hënë në Tiranë.
Policia e Tiranës bën me dije se vendin e quajtur “”Nënstacioni i Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij, shtetasin S. M. dhe A. M. 80 vjeçarë.
Sipas policisë shtetasi S.M., dyshohet se është vetëvarur, ndërsa shtetësja A.M është gjetur pa ndjenja.
Sakaq stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Burime të policisë thonë se sipas dyshimeve të para, bashkëshorti është vetëvarur, ndërsa e moshuara, ka pësuar arrest kardiak kur parë burrin e pajetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.