Mediat greke zbulojnë se 34-vjeçari i vrarë ditën e sotme në një kafene të Athinës është Aristidh Papa.
Sipas informacioneve, shqiptari është nga zona e Shqipërisë që në Greqi e quajnë ‘’Epiri i Veriut’’.
Në video shfaqet dhe nëna e 34-vjeçarit shqiptar. Ajo në lot flet greqisht dhe duket se akuzon disa shqiptarë për vrasjen e të birit. ”Ari im! Të hëngrën shqiptarët. Ari im! Je në shtëpi? Pse dashuria ime? Pse djali im, pse? Ari im! Djali im i bukur! Eja ne shtepi djali im! Ku eshte policia? Ku jane vrasesit qe me vrane djalin? I njohin por nuk duan ti kapin- thotë ajo.
Aristidh Papa i kishte shpëtuar një atentati në shkurt të këtij viti teksa më parë ka qenë i përfshirë në grabitje, vjedhje e trafik droge.
Dyshohet se vrasje e tij ka ndodhur pikërisht për shkak të përplasjes së bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.