Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë te forte, ku ka lënë të kuptohet se Talo Çela mund të jetë vrarë.
Duke folur për dosjen e bujshme të SPAK, “Plumbi i Artë”, Hoxha hodhi dyshime se gjitha mund të ketë ndodhur pas momentit kur u vunë pranga Nuredin Dumani.
“Kam dyshime se Talo Çela nuk do kemi më mundësinë ta intervistojmë por as të shohim imazhin e tij. Dhe besoj që kjo gjë ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani është arrestuar. Unë dyshoj që nuk kemi për ta parë më. Uroj që ta kem gabim, por kam shumë dyshime që ne nuk do kemi mundësinë të bëjmë atë që bëri Taku, ta intervistojmë Talo Çelën. Prej plumbit që u qëllua Dumani erdhi edhe e gjithë kjo që ka ndodhur mbrapa. Dy ditë më parë gjykata ka firmosur urdhër arrestet. Dje ka firmosur kontrollet e banesave. Sot kemi nga 32 urdhër arreste kemi 9 urdhër arreste janë ekzekutuar, 9 ishin në burg dhe pjesa tjetër 14 nuk janë kapur. Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët. Ata që ne i quajmë bosët e krimit në Shqipëri, më tepër ata e drejtojnë biznesin e tyre në portet e Europës. Por më rezulton se disa ata janë në territorin e Shqipërisë. Këto persona duhet të merren nën vëzhgim nga policia. Janë personazhe me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe prokurori. Ata kanë pasur me rroga mujore punonjës të policisë, shefa krimesh. Ata janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre. Policia kreu kontrolle në 28 banesa”, tha Hoxha.