Burri masakron me thikë gruan, arrestohet nga policia

Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në banesën e tyre në lagjen ‘Dyli Haxhire’. Autori është identifikuar si Elmas Alija, 50 vjeç ndërsa e plagosura Shkëlqime Alija.

Pas krimit, Elmas Alija është vendosur në prangat e policisë dhe në momentin e arrestimit, raportohet se s’ka bërë rezistencë. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

DESHMIA

Pasi plagosi gruan, 55 vjeçari u vendos në prangat e policisë. Sipas një fqinje, në momentin kur u arrestuar ai bërtiste “do i vras të gjithë”.

“Pashë zotërinë që e kishin arrestuar thoshte “do i vras të gjithë”. I thashë “ç’bën o djalë, po mblidhni o mendjen, mblidhni’, policia po më largonte. Më pas ika”, tha ajo.

Ndërsa një fqinje tjetër tha se ai kurohej prej dy vitesh pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

“Ka dy vite që kurohej, kishte disa ditë që e kishte lënë ilaçet. Kur e pashë këtu më tha 4-5 herë “mirëmëngjes”, pyeta të shoqen a ia kishte hequr ilaçet, më tha që jo. I thashë “mos ia hiq, se është me probleme, një fjalë po e thotë 100 herë”. Se di a e ka dhunuar gruan më parë, është me probleme me kartele”, tregoi ajo.

Çifti janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe një djali.