Bukuroshet e “Miss Globe 2020” ishin sot në Kavajë si një nga qytetet e zgjedhura nga organizatorët për të vizituar gjatë konkursit të bukurisë.
Të impresionuara nga bukuritë e qytetit, bregdeti dhe mikpritja pjesë e axhendës së tyre ishte edhe pritja nga qytetari i parë i Kavajës.
Kryetari i Bashkisë z. Redjan Krali i mirëpriti bukuroshet nga vende të ndryshme të botës duke ju uruar mirëseardhjen në qytetin tonë.
Statusi i Redjan Krali në facebook:
“”Miss Globe 2020″ zgjodhi Kavajën tonë si një nga destinacionet e saj kryesore.
Peisazhet e mrekullueshme të plazheve dhe kurorave tona kodrinore mikluan organizatorët dhe vajzat nga i gjithë Globi!
Më treguan që kishin ngelur të impresionuara jo vetëm nga vendi por dhe nga mikpritja e qytetarëve të thjeshtë që kishin takuar gjatë vizitave të tyre.
Për Bashkinë kishin menduar secila nga një dhuratë simbolike nga vendet që përfaqsojnë 🙏🏻.”
/Kavaja.Net/