Bordi publikon vendimin, sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi deri më 23 Mars


Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin e marrë një ditë më parë në lidhje me çmimet e hidrokarbureve në vendin tonë.

Prej disa mbledhjesh radhazi vihet re çmimi gazit vijon të mbetet i pandryshuar.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, në datë 21 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të jetë 221 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.