Çmimet e karburanteve me pakicë dhe shumicë në vendin tonë janë ulur. Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e sotme vendosi çmimet e reja të shitjes së naftës, benzinës dhe gazit.
Sipas njoftimit për mediat, çmimi i naftës për shitjet me pakicë është vendosur 226 lekë për litër nga 232 që ishte më parë.
Çmimi i benzinës është ulur në 194 lekë për litër nga 212 lekë që ishte më parë.
Ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm është vendosur në 92 lekë për litër nga 104 që ishte më parë.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
- 214 Lekë/litri për gazoilin;
- 194 Lekë/litri për benzinën;
- 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
- 226 Lekë/litri për gazoilin;
- 206 Lekë/litri për benzinën;
- 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).