Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas njoftimit të fundit, një litër naftë me pakicë do të kushtojë 226 Lekë nga 2019 që ishte më parë, ndërsa benzina 209 lekë 205 që ishte. I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili do të kushtojë sërish 115 Lekë /litri.
Ndërsa për tregtimin me shumicë një litër naftë do te kushtojë 214 Lekë, benzina 97 Lekë/litri për benzinë dhe gazi 103 Lekë/litri.
Këto çmime do të qëndrojnë në këto vlera deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Njoftimi i plote
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 13 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 13.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
214 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 13.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
226 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 13.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.