Biznes në tokë dhe në qiell, tani Shefqet Kastrati blen edhe një Television

Shefqet Kastrati do të jetë zyrtarisht investitori kryesor i kompanisë mediatike “Euroneës Albania”, pasi ka blerë 60% të aksioneve të kompanisë, të cilat i përkisnin biznesmenit shqiptar Theodori Çami.

Burime për pranë “Euronews” gjithsesi, mësojnë se asgjë nuk do të ndryshojë në aspektin menaxherial të medias ose në stafin e tyre.

Me këtë aspekt, merret kompania mëmë, gjigandi mediatik “Euronews”, të cilët zotërojnë edhe 40% të aksioneve të mbetura të filialit të Tiranës.

Në bazë të politikave të selisë qendrore të “Euronews”, e cila është me bazë në Lyon të Francës, çdo aspekt redaktorial dhe menaxherial kalon në filtrin e tyre.

E vetmja gjë që ndryshon pra, është fakti se “Euronews Albania” do të jetë tashmë pjesë e Kastrati Group.

Kujtojmë që Kastrati është një ndër oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri dhe ka marrë koncesionet kryesore në vend, duke nisur nga “Rruga e Kombit”, tek aeroporti “Nënë Tereza”.

Tani ai ka Karburante, rrugë, aeroporte/ ÇETI I KASTRATIT DO NA DALË EDHE NË MIKROVALË