Gjatë një konference paraditen e sotme, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka dalë me një bilanc për vitin 2023. Ai e ka vënë theksin te dosjet e pa shqyrtuara të cilat kanë mbetur stok prej vitesh. Ai u shpreh se çështjet me interes publik janë trajtuar dhe kanë më shumë përparësi sesa çështjet e individëve.
Po ashtu shton se janë hequr rreth 24 mijë dosje dhe nëse hiqen edhe dosjet e viteve 2017-2018, por thekson se vonesat e tepruara janë të pajustifikueshme. “Çështjet me interes publik janë trajtuar me përparësi. Duke parë në balancë këtë situatë mes individitet dhe çështje me interes, Gjykata e Lartë i trajton me përparësi. Do synojmë cilësi dhe kjo do shkojë në kurriz të sasisë. Duke pasur parasysh jemi trup me 18 gjyqtare, ritmi do të jetë shumë më i lartë.
Të gjitha çështjet që kanë impakt publik, do kenë përparësi në shqyrtim. Kemi arritur të heqim 24 mijë çështje, jam i bindur që do duhet një 2 vjeçar për shqyrtimin e dosjeve të depozituata. Nëse arrimë të heqim fluksin më të madh të dy viteve, 2017 dhe 2018, çështjet e tjera do kalojnë më shpejt”, u shpreh ai.