Një veprim islamofobie është konsumuar në një nga supermarketet e njohura në Shqipëri.
Në qytetin e Shkodrës, një vajzë me emrin Elsa, e arsimuar me rezultate të larta universitare në kontabilitet, nuk është pranuar ne punë sepse vishet sipas veshjes islame, me shami.
Kjo ka ndodhur, pasi fillimisht vajza eshte pranuar ne pune, por me pas, me sa duket pasi eshte informuar pronari i kesaj kompanie për pranimin e nje besimtareje me shami ne pune, ai ka nderhyre dhe ka lajmeruar vartesit e tij, për ti komunikuar mospranimin e saj në punë.
Vajzës i është komunikuar se: “Nuk lejohet ne pune asnjë vajze me shami, pasi nuk duam të shfaqim haptazi bindjet fetare dhe politike”
Duket qartë se motivacioni i largimit nga puna është akt i paster i diskriminimit fetar.
Raste të tilla te diskriminimit fetar në Shqiperi janë të shumta por zakonisht ato nuk denoncohen. Rasti në fjale u be publik nga faqja World Hijab Albania, por më së shumti duhet falenderuar Elsa për guximin e treguar për të bërë denoncimin i këtij rasti, sepse shume herë, besimtaret, të mbuluar nga punët dhe hallet e perditshme, dhe mosnjohja e të drejtave të tyre ligjore, ngurrojne të ndjekin ceshtje te tilla.
Menjëherë kanë filluar reagimet të ashpra në rrjet, ku bëhet thirrje për bojkotimin e rrjetit të supermarketeve Big Market.
Një nga mesazhet në rrjet:
🔴 E turpshme/ “Big Market” në Shkodër “bullizon” vajzën me Hixhab, (shami)urdhër të prerë nga pronari për mos ta pranuar në punë.
Kjo është Elsa nga Shkodra.
Elsa ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër dhe është vlerësuar në temën e diplomës me notën 10.
Ajo zotëron 3 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht dhe turqisht.
Një vajzë energjike e komunikueshme dhe që rrezaton vetëm pozitivitet. Sot Elsa ka marrë një lajm i cili e ka thyer, trishtuar dhe e ka bërë të ndihet e bullizuar.
Ndërkohë që bënte gati uniformën e saj të re të punës, për të filluar si kontabiliste pranë njërit nga filialet rrjetit të madh Big Market në qytetin e Shkodrës, pasi ishte pranuar me initervistë në atë filial, ajo ka marrë një telefonatë e cila i komunikon se pronari i madh i Big Market, ka dhënë urdhër të prerë se në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, pasi s’duam të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike në ambientin e punës.
Urojmë se këtë radhë Elsa do ta fitojë kauzën e saj… sepse kauza e saj është e shumë vajzave si ajo.