Beteja Basha-Berisha tashmë shkon në Gjykatë. Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar sot në Gjykatë për regjistrim ndryshimet statutore të votuara në Kuvendin e 11 dhjetorit (thirrur nga Sali Berisha).
Ndërkohë që edhe Lulzim Basha para dy ditësh ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021. Gjykata e Tiranës ka regjistruar çështjen dhe tashmë pritet shqyrtimi i saj gjyqësor në bazë të ligjit.