Besart Xhaferri, është zgjedhur kryetar i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ai ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota, i ndjekur nga Kavajasi Arnold Kariqi me 1683 dhe Mariglend Doçi me 1292 vota.
Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin kanë votuar 9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD.
Në bazë të të dhënave paraprake rezulton se kandidatët kanë marrë këto vota:
Besart Xhaferri 5256 vota – 55.5%
Arnold Karriqi 1683 vota – 11.76%
Mariglend Doci 1292 vota – 13.6%
Artion Bajramaj 528 vota – 5.5%
Alesia Balliu 186 vota – 1.96%
Ndërkohë 73 vota kanë dalë të pavlefshme.
VOTIMI NË KAVAJË
Në zgjedhjet e zhvilluar në Kavajë, sipas fletëve të votimit të gjetura në kuti, Kandidati Kavajas Arnold Kariqi ka fituar me mbi 95 përqind të votave. Ai ka marrë mbështetjen e 244 votuesve nga 253 që kanë marrë pjesë në votime.