Besa u shkatërrua nga Vora, justifikohet traineri Pashja: Jemi ekip i ri, synojmë fazën “play off”

Trajneri i Besës, Lorenc Pashja, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij, regjistroi ndaj Vorës në ndeshjen hapëse të Kategorisë së Parë.

Pashja deklaroi se skuadra e kishte përgatitur ndeshjen mirë, por ndikoi presioni sepse është ekip i ri.

I pyetur për objektivat, Pashja tha se Besa kërkon të arrijë të paktën fazën “play off”.

Ne e kishim përgatitur ndeshje shumë mirë. Ekipi u mundua të japë maksimumin, por duke qenë ekip i ri, në pjesën e dytë skuadra kaloi në presion.

Jemi një ekip me moshë shumë të re. Kemi objektiv, që minimumi të jemi në zonën “play off” për Superligën. Jemi ekip i ri dhe thashë që do tentojmë objektivin “play off”.

Kujtojmë që Presidenti i Besës Xhat Bizhdili e ka mendjen të bëjë politikë dhe jo tek ekipi i futbollit, gjatë fushatës u angazhua në fushatë elektorale.