Drejtuesit e ekipit Besa nuk kanë humbur kohë në zëvendësimin e trainerit të sapo shkarkuar Ndriçim Kashami.
Stafi drejtues ka gjetur menjëherë zëvendësuesin në krye të stolit të ekipit verdhezi.
Artan Mërgjyshi do të jetë traineri i ri që merr në dorë ekipin.
Mërgjyshi ka drejtuar edhe më herët ekipin kavajas ndërsa drejtuesit presin rezultate më të mira me atë në pankinë.
Largimi i trainerit Ndriçim Kashami pas vetëm dy ndeshjesh kampionati dhe 1 ditë pas fitores kundër Pogradecit nuk është pritur mirë nga tifozët verdhezi.
/Kavaja.Net/