Besa mundet nga Maliqi, ja në cilin vend renditet Kavaja

Ekipi i Besës së kavajës ka humbur një ndeshje të rëndesishme këtë fundjavë. 

Kavajasit u mundën 3-2 nga Maliqi vendas në javën e 24 të kategorisë së Parë. 

Sulovari 39′ dhe Hoxha 90+3 ishin autorët e golave për Besën ndërsa vendasit shënuan me Kita 20′, 51′, Xaka 90′. 

Kjo humbje e rendit Besën në vendin e 8 me 33 pikë në 24 javë kampionat, 1 pikë më pak se Burreli dhe 1 më shumë se Beslidhja. 

Nga ana tjetër Maliqi me këtë fitore lë vendin e fundit duke u ngjitur me një vend në renditje. 

MALIQI-BESA 3-2

Kita 20′, 51′, Xaka 90′ / Sulovari 39′ , Hoxha 90+3