Besa mundet 2-0 nga Flamurtari në Vlorë

Flamurtari ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Besës në stadiumin “Flamurtari”, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë.

Kuqezinjtë zhbllokuan avantazhin në minutën e 25′ me autor Jurin, i cili dërgoi topin në fundin e rrjetës me penallti.

Goli i dytë dhe i vulosjes së takimit u shënua nga Oliveira në minutën e 34′, duke ia bërë çdo gjë të thjeshtë ekipit të drejtuar nga Marselo Troisi.

Vlonjatët marrin kështu tre pikëshin e dytë në këtë kampionat dhe renditen në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Besa e Kavajës, renditet në vendin e 11 me 4 pikë të grumbulluara.

FT | FLAMURTARI 2-0 BESA

Juri (p) 25′, Oliveira 34′