Ekipi i Besës së Kavajës e ka nisur me fitore sezonin e ri të kategorisë së Parë.
Ekipi i drejtuar nga Ndriçim Kashami mundi me rezultatin 2-1 Turbinën.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola ndërsa e dyta nisi vrullshëm për verdhezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 46’ me anë të Cakajt.
17 Minuta më vonë ishte Hoxhaj ai që dyfishoi shifrat për Besën dhe e çoi rezultatin në 2-0.
Ky avantazh zgjati Vetëm 2 minuta, pasi në të 65 Hasaj ngushtoi shifrat të cilat mbetën të pa ndryshuara deri në fund të takimit.
Besa mori tri pikët e para me syninin për t’u ngjitur në Superiore.
BESA-TURBINA 2-1
Canka 46′, Hoxhaj 63’/ Hasaj 65′