Pasi i fiku mikrofonin Sali Berishës pasi i përfunduan minutat, Flamur Noka dhe Albana Vokshi kanë ndërhyrë nga vendi dhe kanë kërkuar që minutat e tyre t’i shtohen ish-kryeministrit, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj.
Kjo ka tensionuar situatën, duke bërë që Noka të shkojë dhe të afrohet tek foltorja, ku qëndronte ende Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa ajo i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar.
“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni…”, u shpreh Felaj.