Berisha pas mbledhjes në selinë e PD: Morëm vendime për organizimin! Dyert e blinduara do të hiqen!
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD se dyert e blinduara do hiqen dhe gjithçka do të shkojë drejt normalitetit.
Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se do të ketë një proces vendimmarrës në të gjitha nivelet ndërsa shtoi se sot kanë marrë vendime organizative në strukturat e PD.
“Sot janë marrë vendime për organizimin dhe strukturat e Partisë Demokratike. Gjithçka do të normalizohet. Gjithçka po ecën mjaft mirë në të gjitha nivelet”, tha Berisha.
Nga burimet për Syri-n, mësohet se tema të diskutimeve mes anëtarëve të Komisonit të Rithemelimit kanë qënë:
1.Diskutim për organizimin e brendshëm
2.Kthimin në normalitet të selisë
3.Të hiqen blindet
4.Të sistemohen ambjentet për punë
5.Të rikthehet normaliteti në PD
6.Të njoftohen të gjithë partnerët