Dje kur Partia Socialiste e Shqipërisë feston 31-vjetorin e saj, Sali Berisha ka publikuar një dokument, që sipas tij kemi të bëjmë vetëm me ndërrim të emrit nga PPSH në PS dhe jo rithemelim të saj.
Dokumenti i 31 viteve më parë mban firmën e Fatos Nanos dhe njoftohet nga ana e tij se PPSH do të quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.
“Ja dokumenti! Per fallsifikatoret e historise qe paraqesin ndërrimin e emrit si rithemelim!”, shkruan Berisha.