Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij, për akuzën e korrupsionit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, mbështet vendimin e SHBA ndaj Berishës, ndërsa shpërndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Reagimi i Taulant Ballës:
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS🇦🇱🤝🇺🇸 NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/4070247359687501