Berisha konfirmon sërish bashkëpunimin me Metën: Jemi në sintoni të plotë. Rama do e ketë kohën e numëruar!

Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi edhe një herë se marrëdhëniet me Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta janë në sintoni të plotë.

Ai tha nga Pogradeci, ku zhvilloi një mbledhje me Kryesinë e degës së PD-së në Pogradec, se Rama i ka kohërat e numëruara.

“Shumë të mira janë marrëdhëniet. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet”, tha Berisha.

HETIMI I METËS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për hetimin që SPAK ka nisur për Ilir Metën. Ai pohoi se gjithçka zhvillohet në kuadrin e shtetit monist.

“Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, shërbimit Informativ Kombëtar, komisionit të Dosjeve, në anekse të zyrës së Edi Ramës. Gjithçka zhvillohet në kuadrin e shtetit monist”, tha Berisha pas një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Pogradec.