“Berisha kërkoi anulimin e vizave për rusët, Rama lejoi çdo pikë hyrëse!”, deputeti Boçi: Institucionet të garantojnë sigurinë kombëtare

Në një status në Facebook Luçiano Boçi ka ndarë një video ku ish-kryeministri Sali Berisha kërkonte anulimin e vizave për rusët.

Referuar ngjarjeve të fundit të ndodhur në uzinën e armëve në Polican dhe në Gramsh, Boçi thotë se Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur lufta me Ukrainën vazhdon, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.

Statusi i Luçiano Boçi:

‼️ Sali Berisha kërkoi anulimin e vizave për rusët‼️

❗️Kur në sallën e Parlamentit shqiptar foli në një lidhje me skype, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte vetëm një kërkesë për Edi Ramën: Refuzimin që shtetasit rus të hynin në territorin shqiptar!

❗️Në dalje të asaj seance të jashtëzakonshme, Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur lufta me Ukrainën vazhdon.

❗️Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.

❗️Institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqiperi mijëra shtetas rusë, janë në alert të plotë!

❗️E kujt është përgjegjëdia në këtë rast⁉️
Rama është rrezik për Shqipërinë!