Ish kryeministri Sali Berisha, është deklaruar mbi atë se çfarë mund të ndodhë nëse gjenden të dhëna që vërtetojnë korrupsionin e dyshuar në lidhje me Rrugën e Kombit dhe shkelje në ngjarjen e 21 janarit, të dy ngjarje ku ministër ka qenë Lulzim Basha.
Ai është distancuar ndërsa ka shpjeguar se në 21 janar ka qenë në zyrën e tij dhe nuk ka qenë duke drejtuar Ministrinë e Brendshme, post të cilin atë kohë e mbante Basha.
“Në 21 janar kam qenë në zyrë jo në drejtim të ministrisë së brenddshme. Nëse drejtësia quan faj, qendrimin në zyrë i rrethuar në katër anët nga bandat e sjella nga Rama, atëherë kjo është çmenduri, jo drejtësi”, tha ai.
Sa i përket korrupsionit në rrugën e kombit, Berisha ka sqaruar se procesi është kryer me tender ndërkombëtar të shpallur në vendet më të mëdha të botës dhe Europës, proces ku kanë marë pjesë 7 kompani ndër më të mëdhatë në fushën e ndërtimin.