Berisha flet për sanksionet e Aqif Rakipit dhe drekat e tij me Lulzim Bashën, akuzon edhe Alibeajn (E PLOTË)

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë mesditën e kësaj të premteje në një konferencë para gazetarëve. Berisha ndër të tjera, tha se nuk ka folur për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe për deklaratat që Lulzim Basha bënte ndaj tij pas zgjedhjeve, për shkak se ata të dy janë takuar disa herë me njëri-tjetrin dhe ka pasur përpjekje për ta vendosur në koalicionin e PD

“Që kur kam nisur karrierën politike në cdo pozicion kam qëndruar ndër ligjin. Kjo është arsyeja që ske dëgjuar një fakt që të provojë që kam shkelur ligjin. Shteti ligjor, ka qenë premtimi madhor i kësaj partie. Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanksionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam future shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD. E kam takuar një herë në jetën time, dënoj aktet e blerjes apo shitjet e votës. Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj çdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në çështjet private. S’e kam parë të arsyeshme”, tha Berisha.

Po ashtu ai ka nënvizuar se i ofroi Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt një ofertë për bashkimin, por që sipas tij u refuzua prej tyre. Berisha e cilësoi Alibeajn si bashkëpunëtor të Ramës, ndërsa shtoi se kryetari i Partisë Demokratike është Komisioni i Rithemelimit, me votat e të gjithë anëtarëve, e jo ai.

Fjala

Kongresi i PS siç  patë ju vetë, siç e konstatuan mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me kongresin e një mafieje  shtetërore, apo kongresin le ta quajmë të “Cosa Nostra”-s.

Kjo u faktua katërçipërisht në matematikën kryesore të këtij kongresi.

Shqiptarët të cilët prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat, se si do të lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve. Rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e çmimit të vajit , të sheqerit, orizit. Rritja stratosferike e çmimit të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transporti.

Një rritje e përnjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale. E diktatura  tërësisht nga spekullacioni dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë. Nuk morën asnjë përgjigje nga këto.

Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.

Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, vërtet rrahin gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerë, por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjëroje produktet e krimit të tij të shëmtuar.

Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, u zotua me solemnitet se në rast se shqiptarët janë dakord për përdorimin individual, do lejohet.

Praktikë kjo e shkatërrimit kombëtar.
Gjithçka në Kuvend u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte e tjerë e tjerë, të mbulosheshin flakët e iceneratorëve. Të mbulohet kjo aferë e cila nga Edi Rama deri të vartësit e Alqi Bllakos, dalin para ligjit dhe para shqiptarëve, një organizatë kriminale, që kanë vjedhur qindra milionë kush e di sa qindra atë tjerë vetëm me një aferë.

Shqiptarët prisnin të dëgjonin çfarë do bëhet me çmimin e energjisë, sepse ata prodhojnë energjinë me koston më të ulët në Evropë dhe me kostot ndër më të ultat në botë dhe e marrin me çmim më të shtrenjtë, se sa vendet më të zhvilluara të Evropës. Prisnin të mësonin pse u zbrazën digat.

Pse u shit në kulmin e vapës energjia me 42 euro, në një kohë kur në bursë ishte me 130 euro. Kush është kuçedra që piu Fierzën për dy muaj rresht dhe e shteroi.

Nuk mësuan asgjë nga këto. Mësuan se droga, do mbetet lajtmotivi kryesor i këtij regjimi. Nuk u tha një fjalë, pse Edi Rama firmosi si kreu i organizatës kriminale të Iceneratorëve, kontratën të bazuar në një procedurë ekstraligjore, negocim të mbyllur. E dini se çdo të thotë kjo? Negocim në shpella, në shpellat e mafies.

Ligji shqiptar përcakton kontrata me tender të hapur, me ftesë dhe kufizim, me negociata të hapura. Por këtë që kanë bërë ata nuk e njeh ligji, nuk e parashikon ligji.

Por zyra e kryeministrit është shndërruar në shpellë, e lejon kontratën e mbyllur, me negocim të mbyllur, sepse kryejuristi i organizatës kriminale, Agaçio, që lumturon bosët e mafies me dhjetëra e dhjetëra hektarë tokë dhe që e quajnë Don Agaçio dhuratëmadhi, në gjuhën e familjes së tij, jo atë biologjike por atë që i përket, në vend që të respektonte Kushtetutën dhe të thoshte se nuk firmos, argumenton se është legjitime.

Pra përveç kësaj, kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostra-ss, aty nuk u caktuan killer që do të lanin hesapet me kundërshtarët e klanit të organizatës kriminale, aty u përzgjodh “SKAPI”.

Ata të cilët kanë patur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohej duke t quajtur SPAK-un si SPAK i partisë u gjendën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur.

Edi Rama kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj dhe këtë ta dijë Shqipëria dhe bota. Në diktaturë ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria apo gjykatat, policia ushtrua etj, quheshin armë të partisë.

Ekzakt kjo që u them unë, armë në duart e partisë apo armë në duart e proletariatit.
Kësaj here nuk është më diktaturë e proletariatit, këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit. Por krahas kësaj, thashë se në rast se në shpellat e mafies dikur në fund të mbledhjes siç thonë romanët merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë “SKAP”-in, e partisë.

U tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Pra në historinë 30 vjeçare të këtij vendi që të jem i sinqertë, kuvende të tilla dhe PPSH ka zhvilluar në 48-ën në 56-ën, në vitet 70 në vitet e purgave, por kaq të paskrupullta kaq të hapura jo, përpiqeshin të maskonin diçka, Kongreset që i kushtoheshin Prokurorisë së Përgjithshme ishin ekzotike.

Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizojë një kongres të tillë. Edi Ramën një kongres të tillë e shtyu jo interesat e qytetarëve, jo problemet e tyre të mëdha të shkollimit, shëndetit ekonomisë.

Asnjë prej tyre, e shtynë interesat e klaneve mafioze të drogës. Çfarë e shtyu tjetër Ramën të ecë në këtë drejtim. Frika dhe tmerri se mos SKAPI i opozitës mund të mendonte që ti afrohej atij, apo rrethit të tij më të ngushtë.

Mund të imagjinonte ai të digjte në flakët e “Iceneratorëve”, organizatën kriminale të kësaj afere?
Këto ishin motivet që e shtynë atë të shkonte në ekstrem, të ndërmarrë një shoë të tillë të pazakontë. Unik në Europën e sotme.

E shtyu nga ana tjetër tmerri që ai ka nga opozita e vërtetë. AI e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive sapo peng opozitën ka marrë fund, Dhe e di që shqiptarët çdo ditë e më tepër, po vendosin që ti japin atij përgjigjen e merituar.

E di se në garat e ardhshme shqiptarët do e arkivojnë në ndërtesën e harresës së historisë.

Por çfarë ka ai me Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista.

Me Sali berishën nuk mundet dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen dhe tre disfatat pas viti 2005 deri në vitin 2011. Edhe ato memorie e hidhur janë. Por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar për hunde nëpërmjet udhëheqësve të tij.

Natyrisht një ngjarje madhore tjetër e javës ka qenë vlerësimi që DASH në raportin vjetor u bëri zhvillimeve në Shqipëri.

Në atë raport denononcohet haptas dhe publikisht korrupsioni në të gjitha nivelet qeveritare, dhe specifikisht afera e iceneratorëve. Denoncohet dhunimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, presioni mbi mediat, dhunimi i votës së lirë. Denoncohet vendosja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin e ekzekutivit.

Haptas dhe qartaz provimi i qytetarëve shqiptarë nga një proces ligjor të ndershëm dhe të duhur. Të gjitha këto faktorë madhorë, bllokojnë ecjen e shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Një zhvillim shumë i rëndësishëm ishte deklarata e drejtorit të DASH për larjen e parave. Nuk ishte gjuhë diplomatike, por u detyrua të shprehej se ky është një turp për Shqipërinë.

Qarkullimi i parave të drogës, të cilat qeveria e lidhur kokë e këmbë me to kërkon ti legalizojë.

Natyrisht në kampin opozitar vazhdon procesi i zgjedhjeve në degët e PD-së, procesi i afrimit dhe përpjekjeve të ndershme të bazës dhe jo vetëm për shërimin e çarjes së krijuar.. Vazhdojnë gjithashtu përpjekjet e Ramës nëpërmjet ndonjë pengu të tij në opozitë për të mbajtur peng PD-në nëpërmjet proceduarave antiligjore të padive pa asnjë bazë ligjore.

Por këto sigurisht janë të destinuara të dështojnë. De4nononcoj me forcë presionet t e tmerrshme që po bëhen mbi gjykatën e Tiranës, për të imponuar qëndrime dhe praktika antiligjore. Këto ishin çështjet që unë përzgjodha të paraqes para jush.

Më poshtë, konferenca e plotë e Berishës: