Berisha: Basha nuk më ‘vrau’ mua, por Partinë Demokratike, më ofroi ndihmë për vendimin e SHBA, por e refuzova

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në ‘Opinion’ se Basha me vendimin e sotëm nuk vrau ‘babain’, por Partinë Demokratike.

Ai tha se gëzon të gjithë mbështetjen e demokratëve në këtë situatë.

“Basha kreu vrasjen e Partsë Demokratike jo atvrasjen. Unë do të ndjek qasjen që do të rivendosë sovranitetin në Partinë Demokratike. Nuk isha i papërgatitur për këtë vendim. Unë kam thënë se nëse PD shet sovratitetin, Sali Berisha do të bëjë çdo gjë jo anti-amerikane dhe jo-perëndimore. Basha më ka ofruar ndihmë për cështjen me SHBA-në. Unë kam zgjedhur gjykatën, rrugën e drejtë për këtë gjë. Të gjithë demokratët janë në mbështetjen time- tha Berisha.