Berisha, Basha, Meta, Nikolla e deputetë, Mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit


Sot u nda nga jeta ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili prej disa kohësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani.

Presidenti Ilir Meta thotë se me trishtim dhe hidhërim të thellë mori lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

meta nishani

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.

I paharruar kujtimi i  President Nishanit. Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Ilir Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë parë pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.


Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Bujar Nishani ishte “Burrështetasi i shquar” dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Bersiha thekson se “Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik”.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Dielli perendoi pergjithmone per ish presidentin Bujar Nishani!

Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli syte përgjithmonë duke zhytur keshtu ne dhimbje, zi e pikellim te thelle familjen e tij te dashur, miqte e te afermit, Partine Demokratike dhe mbare Shqiperine. Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes.

Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.

Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntoreve me ta afërt, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshem qe do mbetet gjithmone ne memorien time si mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai. Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirenjohohjen time te pakufishme dhe nderimin time me te madhe ish presidentit Nishani per kontributin e cmuar per vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkpunimin dhe miqesine tone te ngushte qe kemi patur ju shprehe sot ngushllimet dhe solidartetin me te ndjere bashkeshortes, femijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar per kete humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! sb

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se sot PD ka humbur një politikan të përkushtuar.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!“, shkruan Basha. 

Tritan Shehu: Nje lajm shume i trishte na pikëllon te gjitheve. Bujar Nishani ndërron jete mbas nje semundje te rende. Nje humbje e madhe kjo per familjen, politiken shqiptare, PD, per te gjithe.

Ngushellimet me te sinqerta rrethit te tij familjar, miqve, shokeve, bashkepuntoreve. Do ta kujtojme gjithemone me respekt dhe nderim te vecante.

Belind Këlliçi: I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij!

Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur sot  ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Ne mesazhin ngushëllues, Nikolla thotë se Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të  ish-Presidentit Bujar Nishani.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore.

Postimi i Kryemadhit

Ngushëllime familjes Nishani!

Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!

Ndarja nga jeta e Ish-Presidentit Bujar Nishani ka tronditur jo vetëm kolegët e tij demokratë, por edhe ata socialistë.

Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka shprehur e para ngushëllimet nga radhët e mazhorancës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan shkurt: “Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”

Ish-Presidenti Bujar Nishani u nda sot nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani ku po trajtohej pas komplikacioneve që po kalonte si pasojë e koronavirusit.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasilit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili kujton dy vlerat themelore të Nishanit, që sipas tij nuk do t’i harrohen kurrë, maturinë dhe principalitetin. 

“U prehtë ne paqe Presidenti Bujar Nishani!

Ngushëllime familjes, te afërmve dhe miqve te tij.

Maturia dhe principaliteti i tij vlera themelore, qe do te kujtohen gjate”, shkruan Vasili.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar të shtunën pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, duke thënë se ky është një lajm i dhimbshëm.

damian gjiknuri

Në një postim në Facebook, ai thekson se përtej bindjeve politike Nishani ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë.

“Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!

Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!

Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!”, shkruan Gjiknuri.