Berberët e Kavajës kanë vendosur të rrisin çmimet për shërbimet që ata ofrojnë.
Duke filluar nga 1 Qershori qytetarët në Kavajë do të shpenzojnë më shumë për t’u qethur apo rruar.
Ky vendim eshte marre pas nje takimi ku morën pjesë gjithë berberët e qytetit.
Rritja e cmimeve në çdo sektor, veçanërisht Karburanteve dhe ushqimeve të shportës ka detyruar edhe Bereberët në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm.
Në listën e çmimeve që do futen pas 1 Qershorit, dhe Kavaja.Net e disponon vërehet një rritje e ndjeshme.
Lista me Çmimet pas 1 Qershorit
Qethje- 400 Lekë
Qethje per Fëmijë 300
Rruajtje me model 300
Rruajtje me Brisk 200
Larje Koke 100 lekë