Belind Këlliçi njofton datën: Ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD



Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të mbahen me datë 22 Maj.

Njoftimi u bë nga Belind Këlliçi gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Deri në këtë datë, organi drejtues i Partisë Demokratike do të jetë Komisioni i Rithemelimit.

VENDIM 

Në mbështetje të neneve 42, 43, 46 dhe 64  të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, me propozimin e  Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,

VENDOSI

  1. Përcaktimin e datës 22 Maj 2022 si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
  2. Procesi zgjedhor do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha degët e Partisë Demokratike.
  3. Ngarkohen Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale për organizimin, mbikëqyrjen dhe certifikimin e këtij procesi zgjedhor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit