Kavajasi Bekim Kuli është rikthyer në botën e sportit pas disa vitesh mungesë. Zyrtarisht Ai ka marrë drejtimin e Akademisë së Juventusit në Tiranë për moshat 17 dhe 19 vjeç.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi, ku pëmes një mesazhi në “Facebook” i uron mirëseardhjen trainerit të ri.
Mesazhi i Juventus Akademi Tirana:
Mirë se erdhe në akademinë tonë, Trajner Bekim Kuli! ⚪⚫ 🎯
👉 Trajnerit do ti besohet ekipi U19 dhe U17 Kategoria e Parë për sezonin 2021/2022.
Në datën 🗓 2-7 Gusht bëhen regjistrimet,
në datën 🗓 9 Gusht fillon seleksionimi,
në datën 🗓 16 Gusht fillon faza para përgatitore.
📄 Z. Kuli është një trajner me një karrierë të pasur si futbollist po ashtu edhe si trajner. Nën drejtimin e tij për sezonin 2020/2021 doli kampion me ekipin e Bylis Academy U21. Ka dalë 3 herë kampion i shqipërisë si futbollist me ekipin e KF Skëndërbeu 2012/2013, KF Dinamo 2009/2010 dhe 2007/2008.