“BËHU NJË BABAGJYSH NË KOHË COVID-I” Nga: Osman Stafa

Nga: Osman Stafa
“BËHU NJË BABAGJYSH NË KOHË COVID-I”
Covid-i s’mund të prishë festat, aq më pak botën e bukur të fëmijëve. 
Padyshim po jetojmë kohë të vështira si pasojë e Pandemisë. Dhe natyrisht ky muaj i festave do të vijë për herë të parë, shumë ndryshe. Do të festojmë vetëm, duke u treguar te kujdesshëm, duke mos shkuar tek njëri-tjetri, duke mos festuar me të afërm apo me miq. Këtë herë urimet tona do të shkojnë me anë të telefonit apo rrjeteve sociale. 
Por nëse ne të rriturve na duhet të tregohemi të kujdesshëm, tjetër përjetim i festave mbizotëron tek fëmijët. 
Ata duan pemën e Vitit të Ri, tingujt dhe ndriçimin e festave dhe mbi të gjitha shpresojnë se Babagjyshi i Vitit te Ri do të kujtohet edhe këtë vit për ta.
Në këto kohë të vështira, për fëmijet e prekur nga tërmeti, ata nëpër spitale, apo fëmijet e klasave të para (janë përzgjedhur disa klasa të para në disa qytete që kanë nxënes që vijnë nga shtresa e varfër) kemi vendosur të mos i lëmë vetëm. 
Nisma e ndërmarre nga ne, “Bëhu një Babagjysh në kohë Covid-i”, synon të bëjë të buzëqeshin sa më shumë femijë, për të cilët dhurata ka një kuptim tjetër këtë vit. 
Secili prej jush mund të më kërkojë 1 ose më shumë emra fëmijesh (do i jap emrin, moshën dhe gjininë) dhe t’i përshtasë një dhuratë, si ai/ajo të dëshirojë e ta ndjejë. 
Dhuratat e para do të shkojnë për 20 femijë që jetojnë prej një viti në kampin e Manzës së Durrësit, për 18 femijë në Mazhe të Madhe të Fushë-Krujës. (Femijë që prej një viti jetojnë në kontenier, apo çadra). 
I gjithe ky proçes do të realizohet me kujdesin më të madh, për të respektuar rregullat anti-Covid. Pas marrjes së dhuratave nga ju, pakot do të dezinfektohen, për të qenë sa më të sigurta. E po ashtu edhe përpara se t’ua japim fëmijeve do të ndjekim të njëjtën proçedurë. 
Bëhu Babagjysh për një femijë, për ata që çfarëdo të ndodhë e po ndodh, mbeten femijë dhe duan të jetojnë gëzimet e moshes së tyre. Prandaj le të mundohemi t’i gezojmë, të buzëqeshin 😍
Më kontaktoni nëse doni të bëni një dhuratë për një fëmijë 😊
p.s Na ndihmoni ta shpërndajmë sa më shumë këtë fushatë, duke bërë një shpërndarje 😊