Kandidati i Partisë Demokratike në Lushnje, Indrit Sefa ka akuzuar kryetaren aktuale të komanduar të bashkisë Eriselda Sefën dhe Taulant Ballën sëe e kanë kthyer atë institucion në skenë krimi.
Sefa shkruan se Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Taulant Balla dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.
“Bashkia Lushnjë është sot skenë krimi për shkak të Taulant Ballës, Eriselda Sefës dhe Partisë Socialiste.
Të nisësh fushatën për të kërkuar besimin e qytetarëve të Lushnjes për të drejtuar punët e qytetit pa u distancuar nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë, është provë e qartë se janë bashkëpërgjegjës, janë peng të vjedhjes dhe abuzimit me besimin e qytetarëve. Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Taulant Balla dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje. Ndjesa e munguar për qytetarët e Lushnjes është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj. Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’i kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë.”- shkruan ai.